Lufta/ Hamasi liron edhe 11 pengje izraelite, Izraeli 33 të burgosur palestinezë

28 November 2023, 09:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lufta/ Hamasi liron edhe 11 pengje izraelite, Izraeli 33 të burgosur
Hamasi liron edhe 11 pengje izraelite, Izraeli 33 të burgosur palestinezë

Në këmbim të 11 pengjeve të liruara nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli liroi 33 të burgosur të tjerë palestinezë, gra dhe të mitur.

Kjo është bërë e ditur nga Autoriteti i Burgjeve të Izraelit, sipas të cilit të 33-të janë ndaluar në burgje të ndryshme. Më i riu nga të burgosurit është 14 vjeç.

 Kjo e çon numrin e të burgosurve palestinezë të liruar nga shteti hebre në 150, në këmbim të 51 pengjeve izraelitë të liruar deri më tani.

Po ashtu edhe qeveria izraelite ka marrë listën e dhjetë pengjeve të mbajtura nga Hamasi, të cilët do të lirohen sot, të martën. Kështu shkruan faqja e Haaretz, e cila parashikon se familjet janë njoftuar.


Video