“Babi u vra në krevat…”/ Ish-ushtari i UÇK-së EKZEKUTOHET në Francë teksa FLINTE, u qëllua disa herë!

27 November 2023, 09:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Babi u vra në krevat…”/ Ish-ushtari i
Veli Sadiku

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vritet në Francë nga anëtarët e dy bandave që ishin duke u përplasur me njëri-tjetrin. 

Të shtënat me armë në Dijon të Francës i morën jetën 55-vjeçarit nga Kosova, i cili ishte duke fjetur në banesën e tij. 

Dinamikën e ka zbuluar familja e viktimës, i identifikuar si Veli Sadiku nga fshati Rashan i Mitrovicës.

“Babai im dhe unë, me nënën time, u zgjuam nga një sërë të shtënash me armë, por më pas pushuan. Pastaj filluan përsëri dhe kur shkuam të shihnim babanë tim që flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur,"- i tha AFP-së në vend vajza e tij, 23 vjeçe, e cila dëshironte të mbetej anonime.

Ajo ka saktësuar se në banesë ka qenë edhe vëllai i saj, 24-vjeçar. Djali i viktimës tha nga ana e tij se babai i tij kishte pësuar një atak në zemër në të kaluarën sepse ishte i inatosur për shkak të njerëzve që e rrethonin./Le Figaro


Video