Vajza u lirua, djali mbahet ende peng nga Hamasi, pamjet e dhimbshme kur familjarët e tjerë vrapojnë për ta takuar

27 November 2023, 08:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vajza u lirua, djali mbahet ende peng nga Hamasi, pamjet e dhimbshme kur

Maya Regev është ribashkuar me familjen e saj pasi u mor peng nga Hamasi në festivalin muzikor Supernova në jug të Izraelit, së bashku me vëllain e saj Itay. Familja e saj u filmua duke vrapuar drejt saj në spital dhe duke e përqafuar pas lirimit të saj.

Në një deklaratë, familja tha se të gjithë janë “shumë të emocionuar nga kthimi i Maya-s tek ne”, por shtoi se ata ende dëshirojnë “kthimin e afërt të Itay-t në shtëpi”.

“Kjo është një kohë komplekse dhe tani po kalojmë hapat e nevojshëm në zona të ndryshme për të mundësuar ambientimin optimal të Maya-s dhe trajtimin e plotë mjekësor. Na duhet pak kohë për të adresuar me saktësi nevojat e ndryshme dhe për të kuptuar situatën tonë aktuale,” tha familja.

Deklarata shtoi se “i kërkojmë publikut, i cili na ka mbështetur dhe forcuar deri më tani, të lutet për kthimin e shpejtë të Itay, dhe sigurisht të gjithë pengjeve të tjera në shtëpi”.


Video