Gjykata urdhëron publikimin e emrave të 150 bashkëpunëtorëve të pedofilit Jeffrey Epstein, 8 mbeten anonimë

21 December 2023, 20:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata urdhëron publikimin e emrave të 150

Një gjykatë në SHBA ka vendosur publikimin e emrave të 150 personave që kanë bashkëpunuar me pedofilin amerikan Jeffrey Epstein.

Gjyqtarja Loretta A. Preska urdhëroi zbardhjen e dokumenteve më 1 janar, duke u dhënë atyre më shumë se një javë kohë për të apeluar çështjen.

Në padinë e vitit 2015, Virginia Giuffre akuzoi bashkëpunëtoren e Epstein, Ghislaine Maxëell, se i kishte mundësuar Epstein që ta abuzonte seksualisht që në moshën 16-vjeçare.

Epstein ishte një miliarder amerikan me lidhje të ngushta me personazhe të njohur nga bota e politikës dhe jo vetëm. Ai u dënua për pedofili, pasi FBI-ja bastisi ishullin e tij privat në Karaibe.

Mendohet se drejt këtij ishulli që ishte kthyer në qendër për abuzimin e vajzave nën moshë, Epstein kishte fluturuar me avionin e tij privat me qindra herë së bashku me personat profilit të lartë.

Epstein u gjet i vetëvrarë në qelinë e burgut, ndërsa më herët këtë vit, Maxëell u dënua me 20 vjet burg për rolin e saj në abuzimet e kryera nga Epstein ndaj shumë vajzave të mitura gjatë një periudhe 10-vjeçare.

Megjithatë, mediat amerikane raportojnë se 8 nga emrat në listën e bashkëpunëtorëve të Epstein, nuk do të bëhen publikë.


Video