Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Putinit

25 June 2024, 14:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka vënë në listën e kuqe dy emra të tjerë të afërt të Putinit.

Mësohet se është lëshuar një urdhër arrest për ish-ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov. Ata akuzohen për krime të dyshuara ndërkombëtare, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Pas këtyre dy personazheve, numri i zyrtarëve të akuzuar për këto vepra penale ka shkuar në 4. Kujtojmë se GJNP më herët ka lëshuar urdhër-arreste për presidentin Vladimir Putin dhe zyrtaren ruse Maria Lvova-Belova


Video