Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah

24 May 2024, 16:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin
GJND

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) urdhëroi Izraelin që “menjëherë të ndalë” ofensivën e tij ushtarake në Rafah, në jug të Gazës.

Sipas GJND-së, Izraeli duhet të ndalë edhe çdo veprim tjetër në Rafah, që mund të përkeqësojë jetesën e palestinezëve në Rafah të Gazës.

Ka pak të ngjarë që të zbatojë një urdhër të tillë, teksa GJND-ja tha se situata në Rripin e Gazës është përkeqësuar.

Afrika e Jugut i kishte kërkuar gjykatës, me seli në Hagë, që të urdhërojë ndalimin e ofensivës izraelite në Rafah dhe tërheqjen e trupave nga i gjithë Rripi i Gazës.

Vetëm pak ditë më parë, një prokuror i kërkoi GJND-së të miratojë urdhër-arrestet për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu si dhe disa lidera të Hamas.


Video