Gjermanët punësojnë gazetaren ruse që protestoi kundër luftës

11 April 2022, 13:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjermanët punësojnë gazetaren ruse që protestoi kundër
Marina Ovsyannikova

Gazeta gjermane “Die Welt” ka punësuar si korrespondente gazetaren Marina Ovsyannikova, rusen e cila doli në edicionin e lajmeve të televizionit shtetëror rus me një pankartë kundër luftës në Ukrainë.

43-vjeçarja do të raportojë edhe për kanalin televiziv të “Die Welt”, edhe nga Ukraina e Rusia.

Ish-redaktorja e Kanalit 1 “mbrojti etikën gazetareske pavarësisht kërcënimeve”, tha kryeredaktori Ulf Porschardt.
Ovsyannikova u gjobit me 30 000 rubla (rreth 280 dollarë), për shkeljen e ligjit mbi protestat.


Video