Gënjeu për pushimet, ministrja gjermane jep dorëheqje

11 April 2022, 20:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gënjeu për pushimet, ministrja gjermane jep dorëheqje
Anne Spiegel

Ministrja për Çështjet Familjare në Gjermani, Anne Spiegel, ka dhënë dorëheqje pasi mori një pushim katër-javor, menjëherë pas përmbytjeve shkatërruese që ndodhën vitin e kaluar në shtetin ku ajo ishte një zyrtare e lartë.

“Kam vendosur të jap dorëheqje për shkak të presionit politik. Këtë po e bëj për të mos e dëmtuar Ministrinë, e cila po përballet me një sfidë të madhe politike”, ka pohuar ajo, raporton DW.

Spiegel është ministrja e parë që largohet nga qeveria federale e kancelarit Olaf Scholz që kur ai mori detyrën vitin e kaluar.

Ajo u bë ministre e familjes, të moshuarve, grave dhe rinisë në dhjetor si pjesë e kabinetit të Scholz dhe kërkoi falje për pushimet e saj në një fjalim emocionues të dielën në mbrëmje.

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu “respektin e tij të madh” dhe i uroi asaj “gjithë të mirat për të ardhmen pas kësaj kohe të vështirë”.

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, gjithashtu nga të Gjelbërit, tha se Spiegel “kishte kaluar një kohë jashtëzakonisht të vështirë dhe personalisht të pabesueshme” që ajo tha se tregon se sa “brutale mund të jetë politika”.


Video