I mori vetëm pak ditë më parë, Rusia pretendon se ka shkatërruar sistemet S-300 të Ukrainës

11 April 2022, 19:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I mori vetëm pak ditë më parë, Rusia pretendon se ka

Pak ditë më parë, Çekia dhe Sllovakia njoftuan se i kishinb dhuruar Ukrainës disa sisteme anti-ajrore sovjetike S-300 dhe në këmbim do të merrnin sistemin mbrojtës Patriot.

Por, duket se sistemi mbrojtës S-300, paraardhësi i S-400 të famshëm rus është shkatërruar, të paktën sipas një njoftimit të Moskës.

Duke folur gjatë një konference shtypi në Moskë, ku dha informacione në lidhje me veprimet e njësive ushtarake ruse në luftën që vazhdon prej 24 shkurtit në Ukrainë, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, bëri me dije se të dielën u përdorën armë me precizion të lartë kundër objektivave në Ukrainë.

“Të dielën, më 10 prill, në periferinë jugore të qytetit të Dnepropetrovsk, raketat me precizion të lartë “Kalibr” shkatërruan nga deti 1 sistem raketor të mbrojtjes ajrore “S-300” të fshehur në një hangar, i cili iu dorëzua regjimit të Kievit nga një prej vendeve evropiane. Gjithashtu u goditën 4 lëshues “S-300” dhe deri një personel ushtarak prej ”, deklaroi Igor Konashenkov.

Ai tha gjithashtu se një objekt riparimi me dy sisteme të mbrojtjes ajrore “Buk-M1” dhe “Osa AKM” u goditën nga ajri me raketa me precizion të lartë pranë vendbanimit Velika Novosilka të Donjeckut.

Përveç këtyre – vijoi zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes – 2 depo municionesh në Mikolaiv dhe Zhovtnevoye; 1 radar për drejtimin e sistemit “S-300” në Uspenovki; si dhe 9 tanke, 5 bateri artilerie vetëlëvizëse (obusë), 5 raketahedhës shumëgrykësh “Grad” dhe më shumë se 60 nacionalistë u asgjësuan me armë me ndjeshmëri të lartë pranë Vozdvizhenkës dhe Ivanovkës, në rajonin e Donjeckut, gjatë natës së kaluar.

“Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 2 avionë luftarakë «Su-25» dhe 4 mjete ajrore pa pilot në afërsi të Iziumit”, tha Konashenkov duke shtuar se një helikopter «Mi-24» po ashtu u rrëzua me zjarr të përqendruar nga armët e vogla.

Sipas tij, Rusia goditi gjithashtu 78 objekte të infrastrukturës ushtarake të Ukrainës duke përfshirë mes të tjerash edhe 3 pika komandimi, 1 radar ndriçimi e drejtimi, 3 pozicione të sistemeve raketore kundërajrore me rreze të shkurtër veprimi dhe 4 depo municionesh.

“Deri më sot janë asgjësuar 129 avionë, 99 helikopterë, 243 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore «S-300», «Buk-M1» dhe «Osa AKM», 441 mjete ajrore pa pilotë, 2.079 tanke dhe mjete të blinduara, 239 raketahedhës shumëgrykësh, 909 obusë e mortaja, si dhe 2.003 mjete ushtarake speciale të ushtrisë ukrainase.” përfundoi Konashenkov.

Javën e kaluar, Kryeministri Eduard Heger i Sllovakisë njoftoi transferimin në Ukrainë të sistemit raketor të mbrojtjes ajrore “S-300”, i cili ishte në inventarin ushtarak të vendit të tij.

Të paktën 1.793 civilë janë vrarë dhe 2.439 të tjerë janë plagosur në Ukrainë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, me shifrat reale që dyshohet se mund të jenë shumë më e larta.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) bën me dije se rreth 4,5 milionë ukrainas kanë ikur në vende të tjera dhe më shumë se 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.


Video