Forcat Speciale të Ukrainës raportohet se kanë zhvilluar një operacion ushtarak gjatë orëve të natës në Gadishullin e Krimesë që ndodhet nën pushtimin rus.
Sipas detajeve të bëra publike deri tani, forcat speciale ukrainase kanë zbarkuar me mjete lundruese gjatë natës në bregun perëndimor të Krimesë.
“Me katër mjete lundruese, forcat ukrainase kanë zbarkuar në Krime, kanë likuiduar disa trupa armiqsh, kanë shkatërruar pajisje si dhe kanë ngritur flamurin ukrainas, duke përmbushur kështu çdo objektiv. Forcat ukrainase janë larguar pa asnjë viktimë”, thuhet në njoftim.
Ky operacion ndodh në ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Dy video janë publikuar, njëra që tregon forcat speciale ukrainase në skaf, dhe një tjetër ku dallohen teksa ngrenë flamurin ukrainas. Megjithatë më shumë detaje pritet të mësohen në orët në vijim.