Rreth 10 milionë bletë janë djegur nga zjarret në Aleksandrupoli të Greqisë, teksa bletari ka bërë një rrëfim prekës.
Giorgos Karafyllidis tha për televizionin “Mega” se në datën 20 gusht i kishte dhënë fund beqarisë, edhe pse mes flakëve në zonën e tij, ai kishte realizuar dasmën.
Pak ditë më pas, zjarret u përhapën me shpejtësi të madhe duke i shkrumbuar plot 220 koshere me bletë.
“Kur zjarri shpërtheu, shkova me vrap në mal dhe mora disa koshere. U largova pasi nuk mund t’i merrja të gjitha. E dija që kur do të kthehesha do i gjeja të vdekura. 10 mijë bletë të djegura. Më dogjën gjithë jetën time, bletët janë jeta”, është shprehur ai.
Greqia është duke u përballur prej disa ditësh nga vatrat e zjarreve në të gjithë vendin. Në ndihmë të shtetit fqinj janë shkuar qindra zjarrfikës nga dhjetra vende evropiane si dhe 49 zjarrfikës nga Shqipëria të cilët do të luftojnë me flakët në Aleksandrupoli.