Fitorja ndaj Gjermanisë naziste, Zelensky: Ne po luftojmë për të mundur Rusinë

9 May 2022, 10:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fitorja ndaj Gjermanisë naziste, Zelensky: Ne po luftojmë për
Në foto: Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas

Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas ka publikuar një video-mesazh duke përkujtuar fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Në postimin e tij, Zelensky thotë se Ukraina do ta fitojë luftën ndaj Rusisë dhe se nuk do t’i japë asaj asnjë pjesë të tokës.

“Ne po luftojmë për një fitore të re. Rruga drejt saj është e vështirë, por nuk kemi dyshim se do të fitojmë,” thotë ai.

Rusia po shënon gjithashtu sot përvjetorin me paradat e saj vjetore të Ditës së Fitores në të gjithë vendin.

Në fjalimin e tij, Putin e quan NATO-n një kërcënim për “operacionin ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.


Video