
Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi jugun e Filipineve. Lëkundja sizmike u regjistrua rreth 16 kilometra larg bregdetit të ishullit Mindanao, bëri të ditur Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), duke shkaktuar alarm për tsunami nga Qendra e Paralajmërimit për Tsunami në Paqësor.
Sipas paralajmërimeve fillestare, valët mund të arrinin deri në tre metra në brigjet e Filipineve, por edhe në Indonezi, Tajvan dhe Japoni.
Zona më e prekur nga tërmeti është General Santos City, ku sipas një raporti të publikuar pas orës 06:00 me orën italiane, janë regjistruar tetë viktima dhe mbi 200 të plagosur si pasojë e shembjes së ndërtesave.
“Shumë godina banimi janë dëmtuar nga tërmeti dhe ne jemi të angazhuar në operacionet e shpëtimit”, deklaroi rreshteri i policisë së General Santos, Robert Dagon.
#BREAKING: Tsunami Warnings Issued Across Asia After Powerful 7.8 Quake Near Philippines
— upuknews (@upuknews1) June 8, 2026
Tsunami warnings have been issued across parts of Asia after a powerful 7.8-magnitude earthquake struck off the coast of Mindanao in the southern Philippines.
The quake occurred shortly… pic.twitter.com/rG34S9DZs7
Shqetësimi kryesor mbeti rreziku i një cunami, pas alarmit të kuq të lëshuar për Filipinet, Indonezinë, Japoninë dhe Tajvanin. Megjithatë, valët e regjistruara gjatë natës nuk e kaluan lartësinë prej 1.4 metrash.
Në fazën e parë të emergjencës, Instituti Filipinas për Monitorimin e Tërmeteve dhe Tsunameve u bëri thirrje banorëve të ishujve dhe zonave bregdetare të evakuoheshin drejt vendeve më të larta dhe më në brendësi të territorit.
Me kalimin e orëve, situata nisi të qetësohej. Indonezia hoqi alarmin për tsunami vetëm pak orë pasi kishte urdhëruar evakuimin e zonave veriore të rrezikuara nga valët. Sipas Agjencisë së Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës, alarmi për tsunami u mbyll katër orë e gjysmë pas shpalljes së tij.
Agjencia raportoi valë të vogla tsunami në të paktën nëntë zona të Indonezisë, ndërsa më e larta arriti 0.75 metra në ishullin Sangihe.
Ndërkohë, bilanci i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti mbetet ende paraprak. Autoritetet vijojnë vlerësimet në zonat e prekura, veçanërisht në rajonin e General Santos, ku dëmet në ndërtesa rezultojnë të konsiderueshme.