FBI-ja amerikane ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së aktivistit amerikan Charlie Kirk.
Ai është identifikuar si Tyler Robinson, një i ri 22-vjeçar nga shteti i Utah. Sipas autoriteteve amerikane, ai ishte radikalizuar politikisht kohët e fundit, dhe në një drekë me familjen e tij kishe thënë se Kirk do të vizitonte së shpejti Universitetin e Utah dhe se ai e urrente atë.
Gjithashtu, autoritetet zbuluan se një mik i autorit kishte dijeni për përgatitjen e vrasjes, pasi kishte komunikuar me Robinson në aplikacionin "Discord", por i dukej si shaka dhe nuk e mendonte se ai mund ta kryente vërtet vrasjen.
Autoritetet thanë se në gëzhojat e plumbave, ishin shkruar mesazhe si "Hej fashist", "Kape këtë", "Ciao Bella, Ciao, Ciao", një këngë antifashiste italiane si dhe "Nëse e lexon këtë, je gay", një shaka adoleshentësh.