Erdogan: Marrëveshjet e grurit që izolojnë Rusinë të paqëndrueshme

10 September 2023, 17:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erdogan: Marrëveshjet e grurit që izolojnë Rusinë të
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka paralajmëruar kundër izolimit të Rusisë në diskutimet për krijimin e një versioni të ri të një marrëveshjeje për të lejuar eksportin e grurit ukrainas.

“Një proces që përjashton Rusinë në çështjen e grurit nuk ka gjasa të jetë i qëndrueshëm,” u tha Erdogan gazetarëve pas samitit të G20 në Nju Delhi.

Ai i referohej përpjekjeve për të ringjallur marrëveshjen që lejonte kalimin e sigurt të grurit ukrainas përmes Detit të Zi që Rusia anuloi, duke kërkuar lehtësimin e sanksioneve për të mundësuar eksportet e mallrave të saj.

Marrëveshja origjinale u ndërmjetësua nga OKB dhe Turqia verën e kaluar.

Frika po rritet se nëse nuk rinovohet, kjo mund të thellojë krizën globale të ushqimit.

”Turqia po vazhdon përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar”, tha Erdogan, duke shtuar se ”një rifillim ishte mjaft i mundshëm”.

Video