Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një biznesmen gjerman me origjinë nga Turqia është bërë “viktimë” e një tentative pengmarrje nga disa persona të panjohur. Bëhet fjalë për biznesmenin Zeki Oğuz, të cilit i janë afruar disa persona për ta futur në një furgon me forcë.
Por, më pas kanë qenë pengmarrësit që kanë zbuluar se kishin ngatërruar objektiv.
Biznesmeni nuk ishte ai që ata po kërkonin. Mediat turke kanë publikuar dhe pamjet nga kamerat e sigurisë së një tregu në Stamboll të momentit kur këta persona e rrethojnë biznesmenin, por më pas, ata duket teksa i kërkojnë falje që e ngatërruan dhe largohen.