Nuk kanë fund historitë e tmerrshme që dalin në dritë që tregojnë martirizimin e qindra civilëve kur anëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin të shtunën e kaluar.
Mor Bayder, nuk i mbajti dot lotët kur në një intervistë që dha për kanalin televiziv Izraelit Canal 13, ajo filloi të përshkruajë vrasjen e gjyshes së saj të dashur nga anëtarët e Hamasit që e transmetonin drejtpërdrejt në Facebook.
“Kur dolëm, tezja ime thirri mamin dhe më tha ‘hap Facebook, hap Facebook’”, tha Bayder, e cila nuk mundi t’i mbante lotët teksa kujtonte skenat tronditëse që patë në video, vrasjen e gjyshes së saj.
“Mamaja ime nuk mund ta hapte fare, ajo po dridhej. E hapa nga telefoni dhe pashë gjënë më të keqe që mund të imagjinonit”.
Mor’s grandmother was slaughtered by Hamas terrorists. She found out about it when the Hamas terrorist used her grandma’s Facebook to livestream his barbaric act ???? pic.twitter.com/5UMKVmGz9F
— Hen Mazzig (@HenMazzig) October 9, 2023
Gjyshja ime në dyshemenë e shtëpisë së saj po vritet në një video. I gjithë dyshemeja e mbuluar me gjak. Gjyshja ime shtrirë atje”, tha Bayder, duke përshkruar videon e tmerrshme që u shfaq në faqen e vetë gjyshes së saj në Facebook.
"Terroristi thjesht ia mori telefonin, e filmoi dhe e ngarkoi në murin e saj privat në Facebook. Kështu e morëm vesh. Kështu e morëm vesh. Bërtitëm me gjithë shpirt.
Të gjithë këtu e humbën. Është gjëja më e tmerrshme që mund të imagjinoni ndonjëherë dhe të kaloni në mendjen tuaj”, tha vajza e shkatërruar, ndërsa këto imazhe do të mbeten përgjithmonë në mendjen dhe shpirtin e saj./TMZ