E rëndë në Kumanovë, burri vret gruan, vjehrrën dhe hidhet nga kati i katërt

25 August 2023, 23:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Kumanovë, burri vret gruan, vjehrrën dhe
Foto ilustruese

Një vrasje e dyfishtë mësohet të jetë kryer sot në Kumanovë. Sipas informacioneve zyrtare autori i dyshuar është një 46 vjeçar banues në Kumanovë.

Ai dyshohet të ketë vrarë bashkëshorten dhe vjehrrën, ndërsa pas aktit ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke kërcyer nga kati i katërt i pallatit ku jeton, por ka përfunduar me lëndime të renda trupore dhe është transportuar për në Spitalin e Shkupit, ku ka ndërruar jetë.

Nga burime brenda policisë së Kumanovës për media raportohet se vrasjet janë kryer në rrethana mizore.

“Rreth orës 14:25 në bazë të kallëzimit të pranuar, në një banesë në Kumanovë, zyrtarët policorë kanë gjetur të vdekura 40 vjeçaren E.A.J (40) nga Kumanova dhe nënën e saj P.N, të cilat paraprakisht janë vrarë me thikë nga 46 vjeçari D.J nga Kumanova (bashkëshorti i E.A.J). Më pas D.J ka plagosur veten dhe është hedhur nga dritarja. D.J është transferuar në spitalin e Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë”, njoftoi Policai.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.


Video