Bie akuza për trafik narkotikësh ndaj “bosit të drogës” në Ballkan, Naser Kelmendi

25 August 2023, 17:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie akuza për trafik narkotikësh ndaj “bosit të
Naser Kelmendi

Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e Naser Kelmendit duke e liruar nga akuza e trafikimit të narkotikëve për çka ishte dënuar nga shkalla e parë me 4 vite e 8 muaj burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Apeli ka konkluduar sot se nga provat e administruara është provuar se Kelmendi nuk e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

“Pas mbajtjes së seancës së kolegjit, e ka aprovuar ankesën e të akuzuarit N.K, të paraqitur përmes mbrojtësit të tij av.Besnik Berisha, ashtu që në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nënpargrafi 1.3, të Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin N.L e ka liruar nga akuza, sepse nga provat që janë administruar në shqyrtimin gjyqësor nuk provohet se ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej me aktakuzë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Naser Kelmendi konsiderohet si “bosi i drogës” në Ballkan, i akuzuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të drogës. Ai është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Naser Kelmendi drejton një organizatë të fuqishme kriminale që ka fituar miliona me shitjen e narkotikëve për më shumë se një dekadë”, kishte thënë në atë kohë John E Smith, ushtrues detyre i Drejtorit të Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja në Departamentin e Thesarit.


Video