Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Rritet frikshëm numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan që goditi sot vendin.
Sipas autoriteteve shtetërore, numri i të vdekurve ka shkuar në 950.
Këtë shifër e bëri të ditur zv/ministri i menaxhimit të fatkeqësive.
610 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë edhe në Pakistan e Indi, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Qindra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitale me helikopterë.
Shkak i dëmeve të mëdha të shkaktuara nga tërmeti janë banesat e paqëndrueshme ose të ndërtuara në mënyrë të dobët.