SHBA do të vendosë ndalimin e vizave për ekstremistët izraelitë në Bregun Perëndimor, ka konfirmuar Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Ai tha në një deklaratë se kufizimet do të synojnë ata që janë të përfshirë në dhunë ose veprime të tjera që kufizojnë aksesin e civilëve në shërbimet thelbësore dhe nevojat themelore, raporton “Sky News”.
Ato gjithashtu mund të zbatohen për anëtarët e familjes së individëve, tha Blinken.
Kryediplomati amerikan kishte paralajmëruar më herët se SHBA-ja do të merrte masa për sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Departamenti i Shtetit tha se politika e kufizimeve do të ndikojë te dhjetëra individë dhe anëtarë të familjeve të tyre.
Ndalimet e para do të ndodhin nga sot dhe çdo shtetas izraelit me një vizë ekzistuese amerikane të synuar si pjesë e politikës së re do të njoftohet se viza e tij është revokuar, tha departamenti.
Today, I announced a new visa restrictions policy targeting individuals and their family members involved in or meaningfully contributing to actions that undermine peace, security, and stability in the West Bank. Violence against civilians will have consequences.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) December 5, 2023