DOKUMENTI/ Liridona kërkoi ndarjen që në 2019. Çifti aplikoi në Suedi, bie pista e siguracionit të jetës

5 December 2023, 14:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DOKUMENTI/ Liridona kërkoi ndarjen që në 2019. Çifti
Naim Murseli dhe Liridona Ademaj

Naim Murseli dhe Liridona Ademaj ishin në proces divorci në Suedi, sipas një dokumenti të siguruar nga Kosovapress.

Raportet mes çiftit nuk ishin të mira, diçka që mund të mos kenë qenë të informuara familjet e tyre. Në një dokument konfirmohet se Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për t’u ndarë me mirëkuptim në një gjykatë suedeze që më 31 janar të vitit 2019.

Megjithatë ndarja s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës prej gjashtë muajsh deri në një vit, të asaj që cilësohet periudha e reflektimit, asnjëri prej tyre s’kishin shkuar për të konfirmuar se e duan divorcin. Për këtë, Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të ndërprerë çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

Deri më tani kanë qarkulluar disa versione se pse Naim Murseli porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, por që ende nuk ka asgjë zyrtare. Ajo që duket se është rrëzuar është vrasja për të përfituar nga siguracioni në Suedi. Mediat raportuan se Naim Murseli mund të përfitonte deri në 20 milionë euro, por shifra është e pavërtetë, pasi në Suedi siguracioni në raste të tilla nuk dëmshpërblen më shumë se 500 mijë euro.

Rasti i vrasjes së 30-vjeçares, e cila la pas dy fëmijë, nxiti reagime të shumta në vend, duke filluar nga krerët institucional të cilët bën thirrje që kryesit e veprës të marrin sa më parë dënimin e merituar.

DOKUMENTI/ Liridona kërkoi ndarjen që në 2019. Çifti


Video