Tërmet në Nju Xhersi të SHBA-së, lëkundje edhe në Nju Jork

5 April 2024, 16:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmet në Nju Xhersi të SHBA-së, lëkundje edhe në
Foto ilustruese

Një tërmet i fortë është ndjerë vetëm pak minuta më parë në shtetin e Nju Xhersit në SHBA.

Siç raportohet, lëkundjet janë ndjerë deri në Nju Jork dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik te banorët.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 14:23 në Nju Xhersi, me një magnitudë prej 5.4 të shkallës Rihter dhe në një thellësi prej 5 kilometrash.

Paraprakisht nuk raportohet për dëme, ndërsa tërmetet janë të pazakonta dhe kryesisht të një magnitude të vogël në pjesën lindore të SHBA.

Tërmet në Nju Xhersi të SHBA-së, lëkundje edhe në
Epiqendra e tërmetit

Video