Dy viktima dhe 39 të plagosur/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit në Milano që u përplas me një pallat, shoferit i ranë të fikët dhe… (VIDEO)

27 February 2026, 21:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy viktima dhe 39 të plagosur/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit në
Aksidenti ne Milano

Dy të vdekur dhe 39 të plagosur është bilanci deri më tani i aksidentit që ndodhi në Milano, ku një tramvaj doli nga shinat dhe më pas u përplas me një ndërtesë.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak se çelësi për të ndërruar shinat nuk është aktivizuar, duke rezultuar që tramvaji të vendosej në shinat e gabuara.

Sipas Rai, ky zhvillim tragjik mund të jetë për shkak të një situate ku drejtuesi i tramvajit ka humbur ndjenjat ose ndonjë problemi tjetër shëndetëso, që e ka ndaluar këtë të fundit të shtypte butonin që vendoste tramvajin në shinat e duhura.

Zyra e prokurorit të Milanos njoftoi se ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, ndërsa më shumë se tridhjetë zjarrfikës dhe anëtarë të Mbrojtjes Civile ishin aktivë në dhënien e ndihmës së shpejtë.

Njëkohësisht, videoja nga momenti i daljes nga shinat është tronditëse.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Corriere della Sera (@corriere)

Në videon, e cila është filmuar nga një kamera në xhamin e përparmë të një makine të ndaluar në semafor, shihet tramvaji duke u kthyer me shpejtësi dhe më në fund duke goditur një mur.

Xhamat e automjetit thyhen me një zhurmë shurdhuese, ndërsa tramvaji përplaset me forcë në tokë.


Video