Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein-in: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

27 February 2026, 18:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein-in: Nuk kam
Bill dhe Hillary Clinton

Ish-presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, deklaroi para Komitetit të Mbikëqyrjes së Kongres se “nuk pa asgjë dhe nuk bëri asgjë të gabuar” në lidhje me marrëdhënien e tij me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein, gjatë fjalës së tij hapëse para ligjvënësve amerikanë.

"Shpesh do të më dëgjoni të them që nuk më kujtohet. Por nuk do të them diçka për të cilën nuk jam i sigurt. E gjitha kjo ka ndodhur shumë kohë më parë. Dhe jam i detyruar nga betimi im të mos spekuloj ose të hamendësoj", tha Clinton.

“Nuk e ndihmon çështjen që unë të luaj rolin e detektivit 24 vjet më vonë”, shtoi ish-Presidenti amerikan.

Ai e përfundon deklaratën e tij duke thënë: "Meqenëse jam nën betim, nuk do të deklaroj në mënyrë të rreme se mezi pres pyetjet tuaja. Por jam i gatshëm t'u përgjigjem atyre sa më mirë që të mundem."

Clinton theksoi se, nëse do të kishte pasur dijeni për krimet e Epstein, do ta kishte denoncuar vetë te autoritetet.

Ai kritikoi gjithashtu komisionin hetimor për thirrjen e bashkëshortes së tij, Hillary Clinton, për të dëshmuar, duke argumentuar se ajo nuk kishte “asgjë të bënte” me Epstein.

Në një dëshmi që zgjati rreth gjashtë orë, Hillary Clinton u shpreh se “nuk kishte ide” për aktivitetet kriminale të Epstein dhe e cilësoi seancën si “teatër politik partizan”. Nga ana tjetër, republikanët kanë bërë të ditur se planifikojnë të publikojnë videon e dëshmisë së saj të premten ose të shtunën.

“Ju më detyruat të dëshmoj, duke e ditur se nuk kam asnjë informacion që mund të ndihmojë hetimin tuaj, vetëm për të shpërqendruar vëmendjen nga veprimet e presidentit Trump dhe për t’i mbuluar ato, pavarësisht kërkesave legjitime për përgjigje”, tha Hillary Clinton.

“Nëse ky Komitet do të ishte serioz për të zbuluar të vërtetën mbi krimet e Epstein-it, do ta pyeste drejtpërdrejt nën betim presidentin aktual për dhjetëra mijëra herët që emri i tij shfaqet në dosjet Epstein.” Clinton shtoi se duhen hetuar edhe ata që përmendin “festën më të shfrenuar” në ishullin e Epstein, një referencë ndaj një mesazhi të Elon Musk-ut.

Republikanët e pyetën për financimet e Epstein ndaj fondacionit të Bill Clinton, por ajo tha se nuk kishte qenë e përfshirë, pasi në atë kohë ishte senatore. Ata kërkuan gjithashtu shpjegime për praninë e Ghislaine Maxwell në dasmën e vajzës së tyre, Chelsea, por ajo kishte qenë e ftuar nga një tjetër mysafir.

Seanca u ndërpre kur deputetja Lauren Boebert shpërndau një foto të Hillary Clinton tek komentatori politik i krahut të djathtë Benny Johnson, i cili e publikoi. Avokatët e saj protestuan duke thënë se ishte absurde të refuzohej një seancë publike, ndërsa imazhet shpërndaheshin fshehurazi.

E vërteta ishte e dukshme që në fillim: Çifti Clinton janë shënjestra më e preferuar e republikanëve, veçanërisht e ekstremistëve të Maga-s, të bindur se do të gjejnë prova kundër tyre në dosjet sekrete.

Por në fakt, emri i Trump-it del shumë më shpesh në dokumentet e publikuara. Sot është radha e Bill Clinton, i cili pritet të japë shpjegime më të hollësishme për kontaktet e tij profesionale me Epstein. Ndërkohë, mbetet pa përgjigje pyetja pse të njëjtat pyetje nuk po i drejtohen presidentit Trump.


Video