Drejtuesi i serive të njohura "Pawn Stars" humb djalin në moshën 39-vjeçare nga mbidoza e drogës

20 January 2024, 15:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtuesi i serive të njohura "Pawn Stars" humb djalin në
Rick Harrison me dy djemtë Adam dhe Jake

Adam Harrison, djali i krijuesit dhe drejtuesit të serive televizive "Pawn Stars", Rick Harrison, ka vdekur në moshën 39-vjeçare nga mbidoza e drogës.

Përfaqësuesja e Harrison, Laura Herlovich, konfirmoi shkakun e vdekjes.

TMZ raportoi fillimisht lajmin se familja Harrison mësoi për vdekjen e Adamit të premten. Rrethanat e vdekjes së Adamit janë të panjohura. Departamenti i Policisë së Metrosë në Las Vegas konfirmoi se një hetim për vdekjen e tij është hapur.

"Familja jonë është jashtëzakonisht e pikëlluar nga vdekja e Adamit. Ne kërkojmë privatësi ndërsa pikëllojmë humbjen e tij," tha Herlovich me Las Vegas Review-Journal në emër të familjes Harrison.

"Pawn Stars" është një seri televizive tepër popullore, ku njerëzit tregtojnë objekte të rralla me vlerë në dyqanin e familjes Harrison. Pjesë e spektaklit ishin edhe dy djemtë e Rick Harrison, Adam dhe Jake.

Drejtuesi i serive të njohura "Pawn Stars" humb djalin në


Video