Donald Trump, gati të vizitojë Greqinë?

5 Maj 2026, 17:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ambasadori amerikanë në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka njoftuar për një vizitë të afërt të presidentit Donald Trump në vendin tonë fqinj.

Sipas medias shtetërore greke, ERT, që citon ambasadoren në fjalë, vizita ka gjasë të zhvillohet brenda verës së këtij viti, kur Trump së bashku me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe atë të Mbrojtjes, Pete Hegseth, do të marrin pjesë në samitin e NATO-s në Turqi.

Për momentin, ende nuk ka një konfirmim zyrtar.


Video