Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Volos, ku një grua shqiptare ka shkuar me thikë në një shkollë dhe ka kërcënuar fëmijët.
Bnëhet me dije se gruaja me thikë në dorë ka filluar t’u bërtasë nxënësve duke thënë “Do t’ju ha, do t’ju rrah”.
Shkolla ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arrestuar 42-vjeçarin. Gruaja me origjinë nga Shqipëria, teksa ka bërtitur ka përmendur emrin e një vajze. Gruaja ka dy fëmijë, por asnjëri prej tyre nuk shkonte në atë shkollë.
Sipas mediave greke 42-vjeçarja është e divorcuar dhe dyshohet se nxënësit e shkollës po ngacmojnë një nga fëmijët e saj, por edhe atë.