Do konstituohet Kuvendi në Kosovë? Vetëvendosja heq dorë nga Albulena Haxhiu, deputetja: S'do jem kandidate për kryeparlamentare

22 August 2025, 11:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do konstituohet Kuvendi në Kosovë? Vetëvendosja heq dorë nga
Albulena Haxhiu

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se sot emri i saj sot nuk do të propozohet për kryeparlamentare.

“Unë jo”, tha shkurt ajo kur u pyet nga gazetarët se kush do të jetë i propozuari nga LVV-ja për postin e kreut të Kuvendit.

Ndërkaq, Haxhiu tha se në seancë do të kuptohet se kush do të propozohet.

Zyrtarë të tjerë të LVV-së thanë më herët se në mbledhjen e grupit parlamentar, para nisjes së seancës, do të vendoset se kush do të kandidohet./REL


Video