Britania: Pushtimi rus “ka ngecur në të gjitha frontet”

17 March 2022, 08:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Britania: Pushtimi rus “ka ngecur në të gjitha frontet”
Pamje nga qytetet ku zhvillohet lufta në Ukraine

Ofensiva e Rusisë në Ukrainë “ka ngecur në të gjitha frontet” ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Britani të Madhe, më 17 mars.

Në vlerësimin e saj është thënë se forcat ruse “kanë bërë përparim minimal në tokë, det apo ajër në ditët e fundit dhe se vazhdojnë të përballen me humbje të mëdha”.

“Rezistenca ukrainase vazhdon të mbetet e koordinuar mirë. Pjesa më e madhe e territorit ukrainas, përfshirë qytetet e mëdha, vazhdojnë të jenë në duart e ukrainasve”.

Ushtria ukrainase ka thënë se përpjekjet e Rusisë tani janë të fokusuara në sulme ajrore, duke bombarduar zonat me popullsi civile, pasi sipas saj, ushtria ruse nuk ka qenë e suksesshme në operacionet tokësore.

Moska ka thënë se ka identifikuar 500 ushtarë rus të vdekur deri më tani.

 


Video