Arabia Saudite refuzon bisedimet me SHBA për furnizimin me naftë

9 March 2022, 08:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arabia Saudite refuzon bisedimet me SHBA për furnizimin me naftë

Pas embargos së naftës ruse, SHBA-ja ka kthyer sytë nga Arabia Saudite, por nuk ka rezultuar një vendim i duhur. 

Kjo sepse Princi saudit Mohammed bin Salman dhe sheiku i Emirateve Mohammed bin Zayed al Nahyan kanë refuzuar të flasin me Biden në javët e fundit, të zhgënjyer nga mbështetja e dobët e SHBA-së në luftën në Jemen dhe të shqetësuar për marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi dje se do të ndalohen importet e naftës ruse si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë. Biden shtoi se ndalimi i importeve do të përfshijë gjithashtu atë të gazit dhe të energjisë nga Rusia.

 


Video