OBSH jep alarmin: Sulmet në spitalet e Ukrainës po shtohen

8 March 2022, 19:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

OBSH jep alarmin: Sulmet në spitalet e Ukrainës po shtohen

OBSH raporton se sulmet në spitale dhe objekte të tjera të kujdesit shëndetësor në Ukrainë janë rritur ndjeshëm ditët e fundit. Sipas raportimeve të paktën 9 persona kanë ndërruar jetë nga 16 sulmet në objektet shëndetësore që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

“Do vazhdojmë të përditësojmë shifrat. Janë rritur mjaft shpejt gjatë këtyre ditëve të fundit”, tha zyrtarja e OBSH, Catherine Smallwood.

Drejtori i OBSH për Europën, Hans Kluge tha se kjo organizatë po përpiqet që të furnizojë Ukrainën me oksigjen, insulina, pajisje mbrojtëse dhe furnizime kirurgjikale.

Furnizimi me oksigjen, vaksinat e fëmijëve dhe ekspertiza e shëndetit mendor janë ndër prioritetet kryesore të OBSH-së për rajonin, tha Kluge.

Ai po ashtu theksoi rëndësinë për t’u dhënë përparësi nevojave shëndetësore të grave.

“Konfliktet e kaluara na kanë treguar se vajzat adoleshente, gratë me aftësi të kufizuara dhe gratë e moshuara janë në situatën më të cënueshme”, tha Kluge.

 


Video