Bie propaganda serbe e “Kosovo-Online” / Serbi pretendon se e rrahën forcat speciale por del bllof gjatë intervistës (FOTO)

15 April 2024, 16:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie propaganda serbe e “Kosovo-Online” / Serbi pretendon se e
Serbi që pretendon se është dhunuar

Vlado Stevanoviç është serbi që pretendon se është dhunuar nga forcat speciale në Zubin-Potok, në Veri të Kosovës.

Lajmi bëri bujë në Serbi duke sjellë edhe reagimin e zyrtarëve më të lartë aty, pasi u postua nga media e kontrolluar nga propaganda ruse “Kosovo Online”.

Portali i vërtetuar tashmë se është pjesë e një rrjeti propagandistik me rrënjë në Kremlin, “Kosovo Online” pretendoi se serbi është rrahur pa ndonjë arsye.

Por shumë kanë dyshuar menjëherë pas publikimit të lajmit duke e quajtur një inskenim të propagandës serbe, për çka ajo është e njohur madje duke shkuar edhe deri në ekstreme si rasti famëkeq i “Pandës”.

Sikur të mos mjaftonin dyshimet, situata bëhet edhe më qesharake, pasi personi serb që pretendon se është dhunuar nga forcat speciale të Kosovës është shfaqur dy herë në media, me fashime në vende të ndryshme.

Siç dallohet në fotot më poshtë, i shtruar në spital ai ka mjekim në anën e majtë të faqes ndërsa kur ka dalë nga spitali, “plaga” i është zhvendosur djathtas.



Video