Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar raportimet e mediave për përdorimin e raketave ATACMS brenda territorit rus, por ai nuk konfirmoi ose mohoi nëse ishte dhënë leja për t'i përdorur ato nga SHBA.
Përmes një video-deklarate në Telegram, Zelensky tha se ai kishte paraqitur një "plan fitoreje" për aleatët, i cili përfshinte përforcimin e ushtrisë me armë me rreze të gjatë veprimi.
“Në media thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura, por sulmet nuk realizohen me fjalë. Gjëra të tilla nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë", ka thënë Zelensky.