Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, ministër të Shëndetësisë.
Vitia dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në tetor të vitit të kaluar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për kryetar në Komunën e Prishtinës, garë të cilën e humbi kundër kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama.
Vitia shërbeu si ministër i Shëndetësisë edhe në Qeverinë Kurti 1 më 2020.
Pas dorëheqjes së tij, rreth një muaj më vonë, ministër i Shëndetësisë ishte emëruar Rifat Latifi. Por, ky i fundit dha dorëheqje më 6 tetor, gati një vit pas marrjes së detyrës.
Që nga atëherë, Kosova ishte me ushtruese detyre të ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.