Tensionet, Komandanti i KFOR dhe kreu i EULEX, takim me Kurtin. Vuçiç lëshon urdhrin për rritjen e ushtrisë

26 December 2022, 13:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensionet, Komandanti i KFOR dhe kreu i EULEX, takim me Kurtin.
KFOR në veri

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, si dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, kanë takuar këtë të mërkurë kryeministrin Albin Kurti në godinën e qeverisë së Kosovës.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe udhëheqës tjerë të institucioneve të sigurisë.

Kujtojmë se gjendja në veri të Mitrovicës vazhdon të mbetet e tensionuar për shkak të grupeve kriminale serbe që kanë vendosur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët.

Mbrëmjen e së dielës, në rrethinën e Zubin Potokut janë dëgjuar të shtëna me armë në afërsi të disa pjesëtarëve të KFOR-it.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i ka lëshuar urdhër shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, gjeneralit Milan Mojsiloviç, që të rritet numri i pjesëtarëve të njësive speciale të ushtrisë në 5000.

“Dua të informoj opinionin publik për një urdhër te lëshuar nga Presidenti i Republikës si komandant i Forcave të Armatosura. Deri në fund të vitit 2023 numri i pjesëtarëve të Njësive Speciale në ushtri do të rritet. Ushtria serbe do të ketë 5000 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të trajnuar të pajisur me armë më moderne që janë të gatshëm të mbrojnë atdheun, dhe te kryejnë çdo detyrë në çdo kohë dhe në çdo pjesë të territorit tonë”.

Ministri shtoi se ata 5000 ushtarë do të jenë të gatshëm t’u përgjigjen të gjitha sfidave në mënyrë që të ata janë gjithmonë në detyrë të mbrojnë atdheun e Serbisë.


Video