Analistët: Erdogan në rrezik, fati i tij politik mund të...

3 April 2023, 18:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Analistët: Erdogan në rrezik, fati i tij politik mund të...
Në foto: Recep Tajip Erdogan

Fati politik i presidentit turk Recep Tajip Erdogan duket se do të vendoset nga kurdët e Turqisë, sipas analistëve.

Partia e persekutuar pro-kurde e Turqisë është shfaqur si vendimtare në zgjedhjet presidenciale të vendit që do të mbahen në maj.

Sipas analistëve pro-kurdët mund të prishin ekuilibrin politike dhe të rrëzojnë Erdoganin, i cili ka sunduar për dy dekada.

Partia Pro-Kurde Demokratike Popullore (HDP) muajin e kaluar njoftoi se nuk do të paraqiste kandidatin e saj presidencial dhe kjo i lejon mbështetësit e saj të votojnë për rivalin kryesor të Erdoganit.

Ish-udhëheqësi i pro-kurdëve, Selahattin Demirtas ka qenë në burg për gati shtatë vjet dhe partia përballet me mbyllje të mundshme, por ndikimi i saj mund të përcaktojë gjithsesi rrjedhën e politikës së Turqisë.


Video