Ambasadori i SHBA në Prishtinë: Një ose disa struktura qëndrojnë pas sulmit në Veri

30 Shtator 2023, 14:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier beson se prapa sulmit terrorist në Manastirin e Banjskës, ku mbeti i vrarë një pjesëtari Policisë së Kosovës, qëndrojnë një apo disa struktura.

“Ne ende po punojmë për ta gjetur se kush ishte saktësisht përgjegjës. Por, tani dimë më shumë rreth kësaj dhe jemi të shqetësuar për atë që ndodhi”, shtoi Hovenier.

I pyetur nga BBC, nëse Serbia qëndron pas sulmit, diplomati amerikan thotë se sasia dhe cilësia e armëve të gjetura në Banjskë të Zveçanit tregojnë se “sulmuesit serbë etnikë nuk i siguruan ato vetë”.

“Tani, po ashtu, ne e dimë se një individ i cili ishte nënkryetar i njërës nga partitë serbe në Kosovë, për të cilin dihet se ka marrë pjesë në ngjarje me zyrtarë të lartë serbë, njoftoi përmes avokatit të vet se ai ishte organizator i kësaj ngjarjeje dhe se ai ishte i pranishëm”, tha Hovenier duke iu referuar Milan Radojiçiç-it.

Video