Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut/ Makina përplaset me kamionin dhe shpërthen në flakë, katër viktima

22 May 2026, 08:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut/ Makina përplaset me

Një aksident i rëndë dhe me pasoja tragjike ka ndodhur në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, gjatë natës.

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje të fortë mes një automjetit të tipit BMË dhe një kamioni me targa të Kosovës, raporton Alsat.

Përplasja ka qenë aq e fortë dhe automjeti BMË është përfshirë menjëherë nga flakët, duke bërë të pamundur shpëtimin e katër personave që ndodheshin brenda tij.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe emergjente.


Video