
NASA ka njoftuar planet e saj për ndërtimin e një bazë të përhershme në Hënë, si pjesë e programit Artemis. Qëllimi është prania afatgjatë e astronautëve në satelitin e Tokës dhe përgatitja e misioneve të ardhshme me pilot në Mars.
Programi i NASA-s i quajtur “Baza e Hënës” parashikon krijimin e një vendbanimi të përhershëm hënor në Polin Jugor të Hënës, ku astronautët do të jenë në gjendje të jetojnë dhe punojnë për periudha të gjata kohore, duke kryer misione shkencore dhe duke testuar teknologji.
Agjencia hapësinore amerikane pritet ta paraqesë planin në detaje më 26 maj, në një konferencë të posaçme informuese nga selia e saj në Uashington.
We're building a Moon Base!
— NASA (@NASA) May 20, 2026
@NASAMoonBase will serve as a habitat where astronauts live and work during long-term science missions.
Join us at 2pm ET on Tuesday, May 26, for a live news event where we’ll share updates on our lunar exploration plans: https://t.co/IJXA7xYwju pic.twitter.com/jAnkXDg3NY
Gjatë fazës së parë, misioni do të përqendrohet në aksesin në sipërfaqen hënore dhe testimin e teknologjive kritike për banimin afatgjatë të njeriut. Janë planifikuar 25 lëshime dhe 21 ulje, përfshirë misionin e parë me pilot të programit të Bazës në Hënë.
Faza e dytë përfshin ndërtimin e infrastrukturës së parë në sipërfaqen hënore dhe zgjerimin e aftësive operacionale. Në këtë fazë, janë planifikuar 27 lëshime dhe 24 ulje, si dhe misione të rregullta me pilot çdo gjashtë muaj.
Faza e tretë dhe e fundit parashikon funksionimin e një baze të zhvilluar plotësisht me një prani të vazhdueshme njerëzore në Hënë. NASA planifikon 29 lëshime dhe 28 ulje, me një rritje të konsiderueshme të pajisjeve të bartura dhe sistemeve mbështetëse.
Rajoni i Polit Jugor të Hënës konsiderohet strategjikisht i rëndësishëm për shkak të pranisë së mundshme të ujit të ngrirë në krateret e fshehura përgjithmonë. Ky ujë në të ardhmen mund të përdoret për të prodhuar ujë të pijshëm, oksigjen dhe madje edhe karburant për raketa.