Administrata e Trump "angazhon" Richard Grenell për të lehtësuar pozitat e vëllezërve Tate

18 February 2025, 17:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Administrata e Trump "angazhon" Richard Grenell për të
Andrew Tate dhe Tristan Tate

Administrata e Donald Trump thuhet se ka bërë përpjekje të shumta për t'i bërë presion Rumanisë për të hequr kufizimet e udhëtimit ndaj Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan, të cilët po përballen me një sërë akuzash penale në vend.

Dyshja janë liruar nga arresti shtëpiak, por nuk lejohen të largohen nga vendi. Ata mohojnë akuzat për trafikim njerëzor, sjellje të pahijshme seksuale dhe pastrim parash, si dhe për krijimin e një grupi të krimit të organizuar.

Pretendohet se zyrtarët e SHBA-së kanë diskutuar rastin e Tates me homologët e tyre rumunë, sipas raporimeve në The Financial Times.

Andrew Tate, një kampion i Donald Trump, së bashku me vëllain e tij janë shtetas të dyfishtë të SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Gazeta raporton se gjatë disa bisedave është kërkuar që të kthehen pasaportat e vëllezërve, ndërkohë që vijojnë procedurat ligjore.

Shkrimi gjithashtu pretendon se i dërguari i posaçëm i Trump, Richard Grenell, u takua personalisht me ministrin e jashtëm të Rumanisë, megjithëse Grenell tha se ai nuk kishte "asnjë bisedë thelbësore" me Emil Hurezeanu, transmeton Sky News.


Video