40 mld dollarë marrëveshje mes Rusisë dhe Iranit për naftën, Putin: Mund të mburremi me këto shifra

20 July 2022, 11:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
40 mld dollarë marrëveshje mes Rusisë dhe Iranit për
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Iran të martën, udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar përtej kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Putin u takua me presidentin iranian Ebrahim Raisi në Teheran dhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai gjithashtu u takua me Udhëheqësin Suprem të Iranit Ayatollah Khamenei të martën.

“Jam shumë i kënaqur që jam në tokën mikpritëse iraniane. Ne mund të mburremi me shifra rekord sa i përket rritjes së tregtisë” tha Putin në një takim dypalësh me Raisin.

“Ne po forcojmë bashkëpunimin tonë për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e konfliktit sirian”, tha ai më tej.

Raisi përshëndeti gjithashtu një angazhim “të rëndësishëm” për bashkëpunimin e sigurisë midis dy vendeve, duke thënë se të dy vendet kishin “përvojë të mirë” në luftën kundër terrorizmit.

Gjithashtu të martën, kompania kombëtare e naftës e Iranit nënshkroi një marrëveshje prej 40 miliardë dollarësh me kompaninë shtetërore të gazit të Rusisë Gazprom, sipas një deklarate nga Shana, agjencia e lajmeve për ministrinë e naftës të Iranit.

Marrëveshja përfshin zhvillimin e fushave të gazit iranian dhe ndërtimin e tubacioneve të reja të eksportit të gazit.

 


Video