38-vjeçari del nga deti i zhveshur dhe tenton të përdhunojë turisten, ajo shpëton falë… kremit të diellit

25 June 2025, 17:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
38-vjeçari del nga deti i zhveshur dhe tenton të
Foto ilustruese

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në plazhin e Kakovatos, Ilia, në Greqi, ku një 38-vjeçar tentoi të përdhunonte një turiste në bregdet.

Teksa 50-vjeçarja ishte duke marrë rreze dielli, 38-vjeçari doli nga deti krejtësisht i zhveshur, duke u drejtuar tek turistja, raporton Protothema.

Ai u përpoq të mbante me forcë turisten dhe u përpoq të abuzonte me të, por shpëtoi për shkak të kremit të trupit që ajo kishte vënë në trup, sepse bënte që duart e 38-vjeçarit të rrëshqisnin.

Gruaja më pas nisi të vraponte për të shpëtuar veten.

38-vjeçari u arrestua disa orë më vonë.


Video