Vrasje me armë zjarri në Prizren

3 September 2023, 20:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasje me armë zjarri në Prizren
Foto ilustruese

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Prizrenit.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në orën 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana në Prizren. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri drejt një viktime mashkull”, ka thënë ai.

Më tej, Bytyqi ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga policia.

“Në orën 19:00 nga ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga policia”, tha ai.

Ende nuk bëhen të ditura detajet e ngjarjes apo identitetet e viktimave.


Video