Rrëzohet Olaf Scholz, anulon të gjitha angazhimet

3 September 2023, 11:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëzohet Olaf Scholz, anulon të gjitha angazhimet
Kancelari gjerman Olaf Scholz t

Kancelari gjerman Olaf Scholz teksa ishte duke vrapuar në një park është rrëzuar duke pësuar disa lëndime në fytyrë.

Për këtë arsye kancelari anuloi të gjitha angazhimet e tij dhe takimet që do të mbante me disa qytetarë. Udhëheqësi gjerman ishte planifikuar të merrte pjesë në ngjarjet në shtetin qendror të Hessen-it, i cili do të mbajë zgjedhjet shtetërore më 8 Tetor.

Gazeta Bild raportoi se kancelari aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por lëndimi që ka pësuar në fytyre është i konsiderueshëm. Në një postim në uebsajtin e partisë së tij, Scholz thotë se ai e urrente sportin kur ishte në shkollë, por tanimë gjen kohë për vrap, ecje dy deri në tre herë në javë dhe praktikon çiklizmin.


Video