“Kam dorëzuar letrat” – Akuzat e rënda të Braçes: Pse e fali Qeveria, Agron Shehajn?

10 October 2026, 21:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Kam dorëzuar letrat” – Akuzat e rënda të

Erion Braçe ka sulmuar ashpër Agron Shehajn këtë të shtunë, duke deklaruar se prej dy ditësh, ai ka nisur një fushatë sulmesh ndaj tij.

Braçe e akuzon Shehajn (pa e përmendur me emër), se e ka ndërtuar pasurinë përmes shfrytëzimit të punonjësve, parave që ai i lidh me trafikun e drogës dhe transaksioneve që i cilëson fiktive.

Deputeti socialist thotë se dokumentet për këtë çështje ua ka dorëzuar më herët institucioneve, por nuk kupton pse, sipas tij, Shehaj është favorizuar.

“Ja kam dorëzuar herët unë letrat e tyre agjencive të kësaj qeverie; ja bëjnë muuu; nuk e kam kuptuar kurrë pse e kanë falur. Si thoni? Pse e kanë falur?”, shkruan Erion Braçe.

Kujtojmë që Shehaj muajt e fundit, është akuzuar edhe nga Taulant Balla dhe mediat pranë Qeverisë, për shitjen e një vile në Itali.

Madje e kanë akuzuar edhe për blerjen e mandatit të deputetit kur ishte në PD, duke paguar Lulzim Bashën.

Por akuzat e fundit të Erion Braçes, janë shumë më të rënda.

Më e rëndë është akoma më keq, nëse është e vërtetë që Braçe ka dorëzuar faktet për Shehajn dhe autoritetet nuk kanë vepruar.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video