Italia ndalon burkën në shkolla/ Meloni mbështet masën: Nuk pranohet fshehja e fytyrës!

25 September 2026, 12:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Italia ndalon burkën në shkolla/ Meloni mbështet masën: Nuk
Giorgia Meloni

Kryeministrja Giorgia Meloni ka mbështetur masën, duke theksuar se askush nuk duhet të detyrohet të mbulojë fytyrën.

Vendimi është pjesë e një pakete masash të qeverisë italiane që synojnë forcimin e integrimit në sistemin arsimor.

Krahas ndalimit të mbulesave të fytyrës, ekzekutivi italian parashikon edhe kufizimin e numrit të nxënësve të huaj në klasa si dhe gjoba për prindërit në raste të caktuara kur fëmijët nuk mësojnë italishten.

Meloni argumenton se mbulimi i plotë i fytyrës nuk përputhet me parimet e lirisë individuale dhe të hapjes kulturore në mjediset shkollore. 

Që të hyja në fuqi masa, e cila nuk prek shaminë e kokës, duhet të miratohet nga Parlamenti italian.

Meloni e bëri njoftimin gjatë një aktiviteti rinor të organizuar nga partia e saj, Fratelli D`Italia, në një kohë kur integrimi i emigrantëve dhe politikat e migracionit vijojnë të jenë ndër çështjet kryesore të debatit politik në Itali.

Elly Schlein, sekretarja e Partisë Demokratike në opozitë foli për gjueti shtrigash, dhe e kritikoi ashpër dekretin, me argumentin se qeveria po i orienton masat ndaj fëmijëve të huaj në vend që të zgjidhë problemet e tjera të shkollave italiane, si gjendja e ndërtesave, kostoja e librave dhe pagat e mësuesve.


Video