Dy zyrtarë të tjerë të akuzuar të Ballukut, Viola Haxhiademi dhe Ergys Vjerdho, bëjnë paradë të lirë në SPAK

8 October 2026, 11:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy zyrtarë të tjerë të akuzuar të Ballukut, Viola
Ergys Vjerdho dhe Viola Haxhiademi

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho është paraqitur këtë të enjte sërish në SPAK.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se po ashtu, këtë të enjte në dyert e SPAK është paraqitur edhe Viola Haxhiademi drejtore e KESH-it.

Kjo e fundit më parë ka mbajtur postin e sekretares së përgjithshme të ish-zëvendëskryeministres dhe njëherësh ish-ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Një ditë më parë, në ambientet e SPAK u thirrën edhe dy vartësit e tjerë të Ballukut, Gentian Gjyli (ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar – ARRSH) dhe Erald Elezi (ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare – KESH).


Video