DOKUMENTI ekskluziv i VOXNEWS/ Paratë e Tunelit të Llogarasë përfunduan në BKT?! Banka i dha kredi koncesionarit të aeroportit 56 milionë euro!

24 Nëntor 2025, 22:54Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Banka Kombetare Tregtare

Një skemë e mirëfilltë zhvatjeje ka ndodhur me dy vepra publike në Shqipëri, ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe dhënia me koncesion e Aeroportit të Vlorës.

Megjithëse janë të ndara me njëra-tjetrën, ku Tuneli u ndërtua me paratë e taksave të shqiptarëve të varfër, ndërsa Aeroporti me paratë e privatëve, që do t’i marrin mbrapasht për një kohë të caktuar, sërish ato kanë një emërues të përbashkët; firmat turke të lidhura me kupolën qeverisëse.

Në të dyja rastet, turqit kanë vendosur vetëm emrat në këto vepra. Tuneli u ndërtua totalisht nga firma shqiptare “Gjoka” si nënkontraktore, ndërsa aeroporti ka pasur një firmë turke si aksionere, me 40 % të aksioneve.

Ka dyshime se, paratë që turqit morën nga Tuneli, shuma e të cilave ishte rreth 50 milionë euro të thata pa gërrmuar asnë centimetër në Llogara, kanë shkuar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Banka është as më shumë e as më pak, por Banka Kombëtare Tregtare, e cila ka si pronar sërish individë dhe firma turke.

DOKUMENTI ekskluziv i VOXNEWS/ Paratë e Tunelit të Llogarasë

Dyshimet janë se, kjo shumë ka kaluar kesh te BKT-ja dhe më pas banka e ka xhiruar në formën e kredisë te firma koncesionare që po ndërton Aeroportin e Vlorës.

Redaksia e VoxNews ka hulumtuar dokumente bankare dhe nga Qendra Kombëtare e Biznesit, teksa hetimet nëse ka apo jo ndonjë vepër penale, u takojnë organeve ligjzbatuese.

Fakt është se, çështja e Tunelit të Llogarasë ka një dosje që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme, ku e pandehur është marrë Zv.Kryeministrja Belinda Balluku dhe disa vartës të saj.

Ndërkohë, dosje penale është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës edhe për koncesionarin e Aeroportit të Vlorës.

DOKUMENTI ekskluziv i VOXNEWS/ Paratë e Tunelit të Llogarasë


Faksimile: Dokumenti i kredisë që BKT i dha koncesionarit të Aeroportit të Vlorës në vitin 2023

Dy institucionet ligjzbatuese po hetojnë paralelisht këto çështje, teksa pika lidhëse mes tyre është pikërisht dokumenti i mësipërm, i siguruar ekskluzivisht nga redaksia e VoxNews.

Është një indicie e fortë që të dyja dosjet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme, SPAK-u, pasi ka dyshime të mëdha se në gjithë këtë aferë është e përfshirë edhe Banka Kombëtare Tregtare.

Sipas dokumentit, në datën 23 mars 2023 është bërë një marrëveshje siguruese mbi kuotat e shoqërisë koncesionare që po ndërton Aeroportin e Vlorës.

Barrëmarrësi është BKT-ja, teksa barrëdhënësit janë “Mabco Constructions”, e përfaqësues nga Valon Lluka dhe kompania “2A Group SH.P.K”.

Në të njëjtin dokumentet përshkruhet se VIA është shoqëria koncesionare e krijuar në përputhje me kontratën e koncesionit për “përojektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, të lidhur më datë 24 prill 2021 midis bashkimit të operatorëve “Mabco”, YDA INSAAT SANAY dhe 2A group shpk.

Kontrata është lidhur me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kontratë e cila është miratuar nga Këshilli i Ministrave në datën 2 qershor 2021.

Por, pika më e rëndësishme e këtij dokumenti është “E”-ja, ku përshkruhet kredia. “Midis bankës si kredidhënëse dhe shoqërisë Vlora International Airport – VIA shpk, në cilësinë e kredimarrësit, është nënshkruar më datë 23.03.2023 një kontratë kredie me numër 1020 repertori de numër 398 kol, hartuar pranë noteres për shumën 56.000.000 euro, me qëllim realizimin e projektit” thuhet në dokument.

Një kredi e stërmadhe që këto firma kanë marrë nga BKT-ja, pas së cilës ka të tjera dyshime se bëhet fjalë për paratë e marra qyl nga Tuneli i Llogarasë.

DOKUMENTI ekskluziv i VOXNEWS/ Paratë e Tunelit të Llogarasë


Faksimile: Firma aksionere që kishte 40 % te Aeroporti i Vlorës shiti aksionet në shtator të vitit 2022

Pavarësisht se në marrëveshjen e kredisë përmendej edhe firma turke, fakt është se ajo u largua si aksionere nga Aeroporti i Vlorës në muajin shtator të vitit 2022. Kompania YDA INSAAT SANAY i shiti aksionet firmës MABCO Constructions, e cila u bë aksionere me 98 %, duke lënë firmën 2A me vetëm 2 % të aksioneve.

Një hetim penal ka filluar nga Prokuroria e Tiranës për këto aksione, teksa kompania 2A pretendon se ka më shumë aksione dhe se turqit s’kanë bërë asnjë punë.

Por, si u morën paratë nga Tuneli i Llogarasë për të përfunduar te TIA? Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, këto para janë marrë nga diferenca mes ofertës së firmës “Gjoka” në tenderin e anuluar dhe vlerës që ofroi kompania turke “?ntekar Yapi” në tenderin e dytë.

Në dosjen e SPAK-ut është zbuluar se anullimi është bërë me “urdhër nga lart”, ku fitues doli “në tavolinë” kompania turke.

Por, ajo nuk bëri asnjë punë në Llogara dhe mori qyl dhjetëra miliona euro.

Pasi fitoi tenderin, kompanitë turke kontraktuan sërish firmën “Gjoka” për ndërtimin e tunelit, duke i dhënë vlerën 140 milionë euro, aq sa kishte ofruar në tenderin e parë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video