Ekskluzive/ Mirditë 1913: Ritualet mortore në sytë e një gjenerali austriak

12 June 2022, 16:25Histori SHKRUAR NGA MARENGLEN KASMI
Ekskluzive/ Mirditë 1913: Ritualet mortore në sytë e një
Vrasësit duke shkuar në varrimin e të vrarit

Në ato pak botime të huaja për Shqipërinë e fillimit të shekullit XX bie në sy edhe një libër me titull “Shqipëria”, me autor Feldmarshall-ljetnantinOtovonGerstner, botuar në Vjenë në vitin 1913. Libri shoqërohet me 18 fotografi dhe disa harta. Sikurse shkruan edhe vetë autori, fotografitë ishin bërë nga njëfarë major Spaits, i cili mesa duket e ka shoqëruar atë gjatë udhëtimit në Shqipëri.

OtovonGerstner ishte një gjeneral i ushtrisë austro-hungareze, i cili shërbeu në ushtri deri në vitin 1895. Në libër trajtohet historia e Shqipërisë, problemet e saj në fillim të shekullit XX dhe mbi të gjitha autori përshkruan me shumë detaje karakterin e shqiptarëve, qoftë atyre veriore apo atyre jugore, zakonet e tyre, ritualet, përditshmërinë etj.

Po me kaq kujdes dhe në mënyrë të detajuar ai përshkruan edhe një ritual mortor në Mirditë, ku mori pjesë edhe vetë.

Po japim më poshtë të plotë tregimin e tij:

“Ai që mendon se qela e një prifti shqiptar ofron një qëndrim komod sipas botëkuptimit tonë, gabohet rëndë! Shqiptarëve, - sikurse edhe priftërinjve vendas, ju mungon çdo ndjenjë për një shtëpi tëëmbël. Atyre nuk ju bie ndërmend të zbukurojnë shtëpinë, ta mobilojnë në mënyrë të rehatshme, të kujdesen për njëkopsht të vogël apo të vendosin nën hijen e pemës një tavolinë e një stol. Njësoj ishte edhe në shtëpinë e klerikut dom Marko Vajza. Por, sa më të zhveshur muret e shtëpisë, sa më i pa mirëmbajtur ambienti rreth e rrotull, aq më e përzemërt ishte mikpritja e tij.”

Marko Tus Prgjoka u vra sot herët në mëngjes pranë shtëpisë së tij“, na tregoi ai, „njerëzit e Gjon Kolës, - kështu quhej vrasësi- vërdallosen ende rreth asaj zone, prandaj dy burra nga bashkësia ime do ju shoqërojnë vullnetarisht“.

Ekskluzive/ Mirditë 1913: Ritualet mortore në sytë e një
Libri me titull “Shqipëria

Ditën tjetër, Dom Marko mëshoqëroi në shtëpinë e të vrarit. Prej larg dëgjohej ulërima e frikshme e vajtuesve. TusPrgjoka ishte i shtrirë mbi njëbarrelë nën një pemë dhe në njëbarrelë të dytë, përkrah tij, ishin vendosur armët e të vrarit dhe gjerdani i fishekëve. Plumbi i hasmit – ishte një hakmarrje e një gjaku të vjetër – e kishte goditur të shkretin në bark; me siguri që një trajtim mjekësor do ta kishte shpëtuar, por kësi gjërash nuk ka në malet e Shqipërisë. Të shkretin Tus Prgjokae kishin shtrirë, me barkun e hapur, i veshur me rrobat e tij më të mira, rrethuar nga gratë, të cilat në mënyrë ritmike gjëmonin me këngët e vajit, ndërkohë që burrat rrinin ulur. Vëllai i të vrarit më shoqëroi në kullë, një ndërtim i fortifikuar, kati i sipërm i së cilës ishte organizuar për një mbrojtje kokëfortë; dera-kurth, frëngjitë dhe në cep  një furrë e vogël për të derdhur plumba tregonin që banorët vlerësonin më shumë sigurinë sesa rehatinë.

“Një kështjellë e vërtetë”! i thashë klerikut. Kështjellë – ose një burg; varet si e shikon! [...]

Rrugës u takuam me pesë burra, të cilët kishin në sup armë të gjata. Dukeshin djaj të varfër sepse shqiptari mban zakonisht martinë, madje të pasurit kanë tashmë pushkën moderne Mannlicher (që në zhargonin popullor quhej nga shqiptarët Maliher – M.K.).

Burrat na uruan paqen e Zotit. Prifti ju përgjigj përshëndetjes me përzemërsi dhe foli me tapër një kohë të gjatë, ndërkohë që i afroheshim shtëpisë së mortit.

“Ishte Gjon Kola me shokët e tij”, më tha duke qeshur Don Marko. “Gjon Kola, vrasësi”? Pyeta unë tepër i çuditur. “Sigurisht! Ai dhe shokët e tij janë ftuar të marrin pjesë në varrim dhe më pas kanë edhe një besë prej 12 orësh, e cila ruhet gjithmonë e shenjtë”.

Dhe me të vërtetë, kur pasdite kortezhi funeral filloi të lëvize drejt varrezave, edhe Gjon Kola me shokët e tij ecnin pas arkivolit.

Të vdekurin e lidhën mbi dy drurë nën hijen e një peme, ashtu sikurse kish qenë paradite mbi barelë. Gratë e rrethuan përsëri dhe filluan të vajtojnë. Nëna ishte ulur pranë tëvdekurit, fytyra e të cilit ishte mbuluar me një shami. Herë pas herë e ëma ngrinte shaminë për të parë të vdekurin, merrte plisin e tij nga koka, e puthte dhe vazhdonte vajin me gratë e tjera. Kështu u veprua për afërsisht një orë, derisa ju bë vend edhe tre burrave të tjerë, qëishin të mbuluar. Jeleku me palë, i quajtur xhamadan, që siç thuhet qysh prej vdekjes së Skënderbeut vishet vetëm me ngjyrë të zezë, bën pjesë në veshjen shqiptare. Tre burrat  kishin mbuluar kokën dhe fytyrën  me palën e jelekut dhe qëndronin si të ngrirë rreth pesë hapa para të vdekurit. “I mjeri unë për ty, o vllau im – i mjeri unë – oh, oh, oh, ëh, ëh, ëh, filluan ata të thërrasin papritur dhe kjo “ëh, ëh, ëh”, tingëllonte fort dhe e dëshpëruar si një premtim hakmarrje. U afruan afër e më afër të vdekurit, duke përsëritur të njëjtën strofë dhe duke u përkulur para. Në fund arritën shumë pranë fytyrës së të vdekurit, duke i drejtuar të vdekurit thirrjet e tyre të tmerrshme, a thua se ai do ti dëgjonte, me qëllim që të shkonte në varr i sigurt, se hakui tij do të merrej. Ndërkohë vrasësit qëndronin pas turmës, me armët në duar.

I vdekuri u zgjidh nga dy drurët.Vapa e madhe e kishte përshpejtuar dekompozimin, i cili tashmë binte në sy. Arkivoli ishte një arkë e thjeshtë, mbi të cilin nëna e të vrarit u përkul edhe njëherë, për t’u ndarë me djalin e saj. Pastaj erdhi prifti, bekoi tokën dhe shpejt varrezat e Rzenit (Erzen?) u boshatis nga njerëzit. Gjon Kola me shokët e tij ishin zhdukur para se të mbaronte varrimi”.

Ekskluzive/ Mirditë 1913: Ritualet mortore në sytë e një
I vdekuri i shtrirë mbi barelë, përkrah armëve të tij

 

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video